Gjyqtarët 14:1-3
Gjyqtarët 14:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Samsoni shkoi në Timnah dhe atje pa një grua filistine. Kur u kthye i tha të atit e të ëmës: «Kam parë një grua filistine në Timnah. Ma merrni për grua». I ati dhe e ëma i thanë: «Nuk paska gra mes bijave të vëllezërve të tu dhe të popullit tonë, që të shkosh e të marrësh grua nga filistinët e parrethprerë?». Por Samsoni iu përgjigj: «Atë më merrni, se më pëlqen».
Gjyqtarët 14:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sansoni zbriti në Timnah dhe aty pa një grua midis bijave të filistenjve. Kur u kthye në shtëpi, foli për të me të atin dhe të ëmën, duke u thënë: "Pashë në Timnah një femër midis bijave të filistenjve; ma merrni për grua". Babai dhe nëna e tij i thanë: "A nuk ka vallë një grua midis bijave të vëllezërve të tu në gjithë popullin tonë, që ti të shkosh të marrësh një grua midis filistenjve të parrethprerë?". Por Sansoni iu përgjigj atit të tij me këto fjalë: "Merrma atë, sepse më pëlqen".