Jakobit 4:7-10
Jakobit 4:7-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Nënshtrojuni Perëndisë, ndërsa djallin kundërshtojeni dhe ai do të largohet nga ju. Afrojuni Perëndisë dhe ai do t'ju afrohet. Pastroni duart, o mëkatarë, dhe pastroni zemrat, o njerëz me dy mendje! Pikëllohuni, vajtoni e qani! E qeshura juaj të kthehet në vajtim dhe gëzimi në trishtim. Përuluni para Zotit dhe ai do t'ju lartësojë.
Ndaje
Lexo Jakobit 4Jakobit 4:7-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Nënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të largohet nga ju! Afrohuni te Perëndia dhe ai do t'ju afrohet juve; pastroni duart tuaja, o mëkatarë; dhe pastroni zemrat o njerëz me dy mendje! Pikëllohuni, mbani zi dhe qani; të qeshurit tuaj le të kthehet në zi, dhe gëzimi në trishtim. Përuluni përpara Zotit, dhe ai do t'ju lartësojë!
Ndaje
Lexo Jakobit 4