Jakobit 4:13-17
Jakobit 4:13-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dhe tani më dëgjoni ju që thoni: «Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, do të rrimë atje një vit, do të bëjmë tregti e do të fitojmë». Ju nuk e dini si do të jetë e nesërmja dhe se çfarë është jeta juaj. Ajo është si avulli që duket për pak kohë dhe pastaj zhduket. Në vend që të thoni: «Në dashtë Zoti dhe në qofshim gjallë, do të bëjmë këtë apo atë gjë», ju mburreni me krenari. Çdo mburrje e tillë është e ligë. Ai që di të bëjë të mirën e nuk e bën, bën mëkat.
Jakobit 4:13-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe tani, ju që thoni: ''Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrimë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë'', ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç'është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. Në vend që të thoni: ''Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë''. Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe. Ai, pra, që di të bëjë të mirën edhe nuk e bën, bën mëkat.