Jakobit 1:12-15
Jakobit 1:12-15 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lum ai njeri që duron tundimet, sepse, pasi të ketë kaluar sprovën, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Perëndia ua premtoi atyre që e duan. Askush, kur tundohet, të mos thotë: «Jam tunduar nga Perëndia». Perëndia nuk tundohet nga e keqja dhe nuk tundon askënd. Secili tundohet nga lakmia e vet, që e josh dhe e mashtron. Kur lakmia mbarset, pjell mëkatin, ndërsa mëkati që kryhet sjell vdekjen.
Jakobit 1:12-15 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lum njeriu që ngulmon në provë, sepse kur del i aprovuar, do të marrë kurorën e jetës, të cilën Zoti ua premtoi atyre që e duan. Askush kur tundohet të mos thotë: ''Jam tunduar nga Perëndinë'', sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. Por secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet. Pastaj lakmia, pasi mbarset, pjell mëkatin dhe mëkati, si të kryhet, ngjiz vdekjen.