Isaia 65:21-23
Isaia 65:21-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbëltojnë vreshta e frytet do t'u hanë. S'do të ndërtojnë që të banojnë të tjerët, s'do të mbjellin që të hanë të tjerët, se populli im do të jetojë gjatë si pema dhe të zgjedhurit e mi do t'i gëzojnë gjatë frytet e punës së duarve të tyre. Mundi nuk do t'u shkojë kot, as do të lindin fëmijë që vdesin shpejt, sepse fara e tyre do të bekohet prej ZOTIT dhe pasardhësit e tyre do të rrinë bashkë me ta.
Isaia 65:21-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Do të ndërtojnë shtëpi dhe do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta dhe do të hanë frytin. Nuk do të ndërtojnë më që të banojë një tjetër, nuk do të mbjellin më që të hajë një tjetër; sepse ditët e popullit tim do të jenë si ditët e drurëve; dhe të zgjedhurit e mi do të gëzojnë për një kohë të gjatë veprën e duarve të tyre. Nuk do të lodhen më kot dhe nuk do të lindin fëmijë për të përballuar një shkatërrim të papritur, sepse do të jenë pasardhësit e të bekuarve të Zotit dhe trashëgimtarët e tyre bashkë me ata.