Isaia 61:1-4
Isaia 61:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Shpirti i ZOTIT, Zotit tim, është mbi mua, se vetë ZOTI më ka vajosur, më ka dërguar t'u shpall lajmin e mirë të vobektëve, t'u lidh plagët zemërthyerve, t'u shpall çlirimin të robëruarve, të burgosurve, daljen nga burgu, të shpall vitin e hirit të ZOTIT dhe ditën e hakmarrjes së Perëndisë tonë, t'u jap ngushëllim të gjithë atyre që vajtojnë, të ngushëlloj ata që vajtojnë në Sion, t'u vë kësula mbi kokë në vend të hirit, vajin e gëzimit, në vend të zisë, petkun e lavdit, në vend të shpirtit të thyer, që lisa drejtësie të quhen, mbëltim i ZOTIT, për lavdi të tij. Rrënojat e lashta do t'i ndërtojnë sërish, gërmadhat e vjetra do t'i ngrenë, do të përtërijnë qytetet e shkretuara, të shkatërruara prej shumë breznish.
Isaia 61:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Fryma e Zotit, Zoti është mbi mua, sepse Zoti më ka vajosur për t'u dhënë një lajm të mirë të përulurve; më ka dërguar të lidh plagën e atyre që e kanë zemrën të thyer, të shpall çlirimin e atyre të shpall vitin e hirit të Zotit dhe ditën e hakmarrjes të Perëndisë tonë, për të ngushëlluar tërë ata që pikëllohen, për t'u dhënë gëzim atyre që pikëllohen në Sion, për t'u dhënë atyre një diademë në vend të hirit, vajin e gëzimit në vend të zisë, mantelin e lavdërimit në vend të një fryme të ligështuar, me qëllim që të quhen lisa të drejtësisë mbjellja e Zotit, për të paraqitur lavdinë e tij. Ata do të rindërtojnë rrënojat e vjetra, do të rimëkëmbin vendet që janë shkretuar në të kaluarën, do të restaurojnë qytetet e shkretuara dhe të shkatërruara prej shumë brezash.