Isaia 59:10-11
Isaia 59:10-11 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ecim duke prekur murin si i verbëri, si ata që s'kanë sy ecim verbazi. Pengohemi në mes të ditës si të ishte muzg, mes të gjallëve endemi si të vdekur. Ulërijmë të gjithë si arinjtë, gugatim thekshëm si pëllumbat. Presim drejtësinë, por më kot, shpëtimi është larg nesh.
Ndaje
Lexo Isaia 59Isaia 59:10-11 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Prekim murin si të verbrit, ecim verbazi sikur të ishim pa sy; pengohemi në mesditë sikur të ishte mugëtirë; në vende të shkretuara jemi si të vdekur. Ne të gjithë ulërijmë si arinj dhe vazhdojmë të rënkojmë si pëllumbesha, presim të vijë ndershmëria, por ajo nuk vjen; shpëtimin, por ai është larg nesh.
Ndaje
Lexo Isaia 59