Isaia 58:10-12
Isaia 58:10-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
nëse jepesh me shpirt ndaj të pangrënit, nëse ia ngin barkun skamnorit, atëherë drita jote do të shndritë në errësirë e terri yt do të jetë porsi mesdita. ZOTI do të të prijë përherë, do të ta kënaqë shpirtin në shkreti, do t'i forcojë kockat e tua, e ti do të jesh si kopshti i ujitur, porsi burimi i ujërave që nuk shterojnë kurrë. Njerëzit e tu do t'i ndërtojnë rrënojat e lashta, do t'i ngresh sërish themelet e lëna brez pas brezi. Kështu ti do të quhesh: «Rindërtuesi i rrënojave, ndreqësi i udhëve për në vendbanim».
Isaia 58:10-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
në rast se plotëson nevojat e të uriturit dhe ngop shpirtin e pikëlluar, atëherë drita jote do të lindë nga terri dhe terri yt do të jetë si mesdita. Zoti do të të udhëheqë vazhdimisht, do të ngopë shpirtin tënd në vendet e thata dhe do t'u japë forcë kockave të tua; ti do të jesh si një kopsht i vaditur dhe si një burim uji, ujërat e të cilit nuk shterojnë. Njerëzit e tu do të rindërtojnë rrënojat e lashta, dhe ti do të ngresh përsëri themelet e shumë brezave të shkuara; kështu do të quhesh riparuesi i të çarave, restauruesi i shtigjeve për të banuar në vend.