Isaia 55:8-12
Isaia 55:8-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Se mendimet e mia nuk janë si tuajat, as udhët e mia si udhët tuaja, kumton ZOTI. Sa larg është qielli nga toka, aq larg janë udhët e mia nga udhët tuaja, mendimet e mia nga mendimet tuaja. Sikurse shiu dhe dëbora zbresin prej qiellit e më atje nuk kthehen, por e ujitin dhe e zbrujnë tokën, e bëjnë të jetë pjellore, që t'i japë bujkut farën për të mbjellë e bukën për të ngrënë, ashtu edhe fjala ime, që del prej gojës sime, s'do të kthehet pas tek unë e zbrazët, pa ia dalë mbanë gjithçkaje që unë dua e pa bërë atë për çka e dërgova. Ju do të niseni me gëzim prej andej e në paqe do të përcilleni. Para jush malet e kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi, të gjitha pemët e fushave do të trokasin duart.
Isaia 55:8-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia", thotë Zoti. "Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja. Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbijë në mënyrë që ai që do të mbjellë të marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë, Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova. Sepse ju do të niseni me gëzim dhe do t'ju kthejnë në paqe. Malet dhe kodrat do të shpërthejnë në britma gëzimi përpara jush dhe tërë drurët e fushave do të duartrokasin.