Isaia 55:1-2
Isaia 55:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ju të gjithë që keni etje, ejani tek uji! Kushdo që s'ka para le të afrohet! Blini drithë e hani! Ejani e blini verë e qumësht pa para e pa pagesë! Pse i shpenzoni paratë për çka s'është bukë? Përse mundoheni për gjëra që s'ngopin? Dëgjomëni, pra, me kujdes mua e do të hani çka është e mirë dhe shpirti juaj do të kënaqet me gjëra të shijshme.
Ndaje
Lexo Isaia 55Isaia 55:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht! Pse shpenzoni para për atë që nuk është bukë dhe fryt i mundit tuaj, për atë që nuk të ngop? Dëgjomëni me kujdes dhe do të hani atë që është e mirë, dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme.
Ndaje
Lexo Isaia 55