Isaia 52:7-10
Isaia 52:7-10 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Sa të bukura janë mbi male këmbët e lajmëtarit, të atij që shpall lajmin e paqes, që shpall shpëtimin e i thotë Sionit: «Perëndia yt mbretëron!». Rojtarët e tu po thërrasin, po ngrenë tok zërin e po brohorasin, se me sytë e tyre po shohin ZOTIN që kthehet në Sion. Shpërtheni së bashku në britma gëzimi, o rrënojat e Jerusalemit, se ZOTI i jep ngushëllim popullit të tij, Jerusalemin po e shpengon. Se ZOTI e zhveshi krahun e tij të shenjtë në sytë e mbarë kombeve. Mbarë skajet e tokës do ta shohin shpëtimin e Perëndisë tonë.
Isaia 52:7-10 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Sa të bukura janë mbi malet këmbët e lajmëtarit që sjell lajme të mira që njofton paqen, që sjell lajme të bukura mbi gjëra të mira, që shpall shpëtimin, që i thotë Sionit: "Perëndia yt mbretëron!". Dëgjo! Rojet e tua ngrenë zërin dhe lëshojnë bashkë britma gëzimi, sepse shohin me sytë e tyre Zotin që kthehet në Sion. Shpërtheni bashkë në britma gëzimi, o rrënoja të Jeruzalemit, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe çliron Jeruzalemin. Zoti ka zhveshur krahun e tij të shenjtë para syve të të gjitha kombeve; të gjitha skajet e tokës do të shohin shpëtimin e Perëndisë tonë.