Isaia 49:13-16
Isaia 49:13-16 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu ti, o tokë, brohoritni ju, o male, se ZOTI e ngushëllon popullin e vet, është i mëshirshëm me të varfrit e tij. Sioni tha: «Më braktisi ZOTI, Zoti më ka harruar». A mund ta harrojë gruaja foshnjën e vet e të mos i dhimbset fryti i barkut të vet? Por edhe sikur ato të harronin, unë ty nuk të harroj! Ja, të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia, muret e tua gjithmonë para syve i kam.
Isaia 49:13-16 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ngazëlloni, o qiej, gëzohu, o tokë, dhe lëshoni britma gëzimi, o male, sepse Zoti ngushëllon popullin e tij dhe i vjen keq për të pikëlluarit e tij. Por Sioni ka thënë: "Zoti më ka braktisur, Zoti më ka harruar". "A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj. Ja, unë të kam gdhendur mbi pëllëmbët e duarve të mia; muret e tua më rrinë gjithnjë para syve.