Isaia 44:6-8
Isaia 44:6-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kështu thotë ZOTI, mbreti i Izraelit, shpenguesi i tij, ZOTI i ushtrive: unë jam i pari dhe unë jam i fundit, Perëndi tjetër veç meje s'ka! Kush është si unë? Le ta thotë fort! Le ta shpallë e të ma parashtrojë! Siç i parathashë gjëra të së ardhmes një populli të lashtë, le t'u parathotë edhe ai gjëra që do të ndodhin. Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk jua shpalla e s'jua thashë që më parë? Ju jeni dëshmitarët e mi! A ka Perëndi tjetër veç meje? Tjetër Shkëmb nuk ka e unë nuk njoh askënd.
Isaia 44:6-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu thotë Zoti, mbreti i Izraelit dhe Çliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unë jam i pari dhe jam i fundit, dhe përveç meje nuk ka Perëndi. Kush është si unë? Le ta shpallë, pra, ta deklarojë dhe të japë prova para meje që kur kam vendosur këtë popull të lashtë. Le t'u njoftojnë gjërat që do të ndodhin dhe ngjarjet që do të kryhen. Mos u trembni, mos kini frikë! A nuk ta kam shpallur, vallë, dhe nuk ta kam deklaruar prej kohe? Ju jeni dëshmitarë të mi. A ka vallë një Perëndi përveç meje? Nuk ka Shkëmb tjetër, nuk njoh tjetër të tillë.