Isaia 44:16-17
Isaia 44:16-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Me gjysmën e druve ndez zjarrin, me gjysmën tjetër pjek mishin e ha, e pjek mirë mishin e kënaqet. Ngrohet mirë e thotë: «Sa mirë po ngrohem! Po kënaqem me zjarrin». Me ç'i ngel bën edhe ndonjë hyjni, që ta ketë si idhull. Përkulet para tij dhe e adhuron, i lutet e i thotë: «Shpëtomë, se ti je perëndia im».
Ndaje
Lexo Isaia 44Isaia 44:16-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Djeg gjysmën e tij në zjarr, me gjysmën tjetër përgatit mishin, pjek mishin dhe ngopet. Ngrohet gjithashtu dhe thotë: "Ah, po ngrohem, kënaqem me zjarrin". Me atë që mbetet prej tij sajon një perëndi, shëmbëlltyrën e saj të gdhendur, bie përmbys përpara saj, e adhuron, e lut dhe i thotë: "Shpëtomë, sepse ti je perëndia im".
Ndaje
Lexo Isaia 44