Isaia 44:1-5
Isaia 44:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E tani dëgjo, o Jakob, shërbëtori im, dhe ti, o Izrael, i zgjedhuri im. Kështu thotë ZOTI, që të krijoi, që të dha trajtë që në ngjizje, ndihmëtari yt: mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob, o Jeshurun, i zgjedhuri im. Se do të dikoj ujëra mbi tokë të etur, përrenj në tokë të thatë, shpirtin tim do të dikoj mbi farën tënde, bekimin tim mbi pasardhësit e tu. Do të rriten ata mes barit, si shelgjet pranë rrjedhave të ujit. Njëri do të thotë: «I ZOTIT jam unë», tjetri do të mbajë emrin e Jakobit. Një tjetër do të shkruajë me dorën e vet: «I ZOTIT jam» dhe emrin e Izraelit do të mbajë.
Isaia 44:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
"Tani dëgjo, o Jakob, shërbëtori im, o Izrael, që unë kam zgjedhur! Kështu thotë Zoti që të ka bërë dhe të ka formuar që në barkun e nënës, ai që të ndihmon: Mos ki frikë, o Jakob, shërbëtori im, o Jeshurun që unë kam zgjedhur! Sepse unë do të derdh ujë mbi atë që ka etje dhe rrëke mbi tokën e thatë; do të derdh Frymën time mbi pasardhësit e tu dhe bekimin tim mbi trashëgimtarët e tu. Ata do të rriten në mes të barit, si shelgje gjatë rrjedhave ujore. Njeri do të thotë: "Unë jam i Zotit"; tjetri do të quhet me emrin e Jakobit, dhe një tjetër do të shkruajë mbi dorën e tij: "I Zotit", dhe do ta ketë për nder të mbajë emrin e Izraelit".