Isaia 38:15-17
Isaia 38:15-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Çfarë të them, që të më përgjigjet? Është ai që ka vepruar. Do të jetoj gjithë jetën me hidhërim në shpirt. O Zot, prej këtyre gjërave jetojnë njerëzit, prej tyre rron edhe shpirti im. Prandaj më shëro e jetën ma përtëri. Ja, në shëndet m'u kthye hidhërimi, shpirtin prej gropës së shkatërrimit ma shpëtove, Pas shpine ti i hodhe të gjitha mëkatet e mia.
Isaia 38:15-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Çfarë të them? Ai më ka folur dhe ai vetë e ka bërë këtë gjë. Unë do të eci ngadalë gjatë tërë viteve të mia, në hidhërimin e shpirtit tim. O Zot, me këto gjëra ne jetojmë, dhe në të gjitha këto gjëra qëndron jeta e frymës sime; prandaj më shëro dhe më kthe jetën! Ja, është për paqen time që kam provuar hidhërim të madh; por në dashurinë tënde ke çliruar shpirtin tim nga gropa e korruptimit, sepse i ke hedhur prapa krahëve të tua të tëra mëkatet e mia.