Isaia 32:16-19
Isaia 32:16-19 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Në shkretëtirë do të banojë e drejta, në kopsht do të vendoset drejtësia. Fryt i drejtësisë do të jetë paqja, vepër e drejtësisë do të jetë qetësia, ajo do të jetë siguria deri në amshim. Populli im do të vendoset në vend paqeje, do të banojë në banesa të sigurta, në vende të qeta, pa shqetësime, edhe pse pylli do të dëmtohet prej breshrit, edhe pse qyteti do të fundoset thellë.
Ndaje
Lexo Isaia 32Isaia 32:16-19 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë i drejti do të banojë në shkretëtirë dhe drejtësia do të banojë në pemishte. Pasojë e drejtësisë do të jetë paqja, rezultat i drejtësisë qetësia dhe siguria përjetë. Populli im do të banojë në një vend paqeje, në banesa të sigurta dhe në vende të qeta pushimi, edhe sikur të binte breshër mbi pyllin dhe qyteti të ulej shumë.
Ndaje
Lexo Isaia 32