Isaia 14:12-21
Isaia 14:12-21 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Po si re prej qiellit, o dritësjellës, ti, o biri i agimit? U përplase përdhe edhe ti, ti që mbi kombet ngadhënjeje. Në zemër ti thoshe: «Në qiell kam për t'u ngjitur, fronin mbi yjet e Perëndisë do ta ngre. Do të ulem mbi malin e tubimit, atje në skaj të veriut. Do të ngjitem përsipër reve, do të bëhem si i Tejlarti». Por, ja që je plandosur në skëterrë, në skajin më të thellë të gropës. Kush të sheh, sytë t'i ngul, me vëmendje të vështron: «A nuk është ky ai që trandte tokën, që i bënte mbretëritë të dridheshin? Ai që botën shkretëtirë e bëri, që qytetet ia rrafshoi e të burgosurit kurrë nuk i liroi?». Tërë mbretërit e kombeve, të gjithë prehen me lavdi, secili në varrin e vet. Por ty të kanë flakur jashtë varrit, si atë degën e kalbur, i mbështjellë me të therurit, me të shpuarit nga shpata, të hedhur mbi pllakat e varrit, si kufomë shkelur me këmbë. Ti nuk do të varrosesh si ata, se vendin tënd e ke shkretuar, e popullin tënd e ke shfarosur. Fara e keqbërësve nuk do të përmendet më kurrë. Bëni gati shfarosjen për bijtë e tij, për paudhësinë e etërve të tyre, që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën, që të mos mbushin më faqen e dheut.
Isaia 14:12-21 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet? Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet? Ti thoshe në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; Ti thoshe në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin". do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin". Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës. Po përkundrazi do të hidhesh në Sheol, në thellësitë e gropës. Ata që të shikojnë të ngulin sytë, të vërejnë me kujdes dhe thonë: "Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhej, që i trondiste mbretëritë, Ata që të shikojnë të ngulin sytë, të vërejnë me kujdes dhe thonë: "Ky është njeriu që e bënte tokën të dridhej, që i trondiste mbretëritë, që e katandisi botën në shkretëtirë, që shkatërron qytetet e saj dhe nuk i la kurrë të shkojnë të lirë robërit e tij?". që e katandisi botën në shkretëtirë, që shkatërron qytetet e saj dhe nuk i la kurrë të shkojnë të lirë robërit e tij?". Të gjithë mbretërit e kombeve, tërë ata prehen në lavdi, secili në varrin e tij; Të gjithë mbretërit e kombeve, tërë ata prehen në lavdi, secili në varrin e tij; ty përkundrazi të hodhën larg varrit tënd si një farë e neveritshme, si një rrobë e të vrarëve nga shpata, që i zbresin mbi gurët e gropës, si një kufomë e shkelur. ty përkundrazi të hodhën larg varrit tënd si një farë e neveritshme, si një rrobë e të vrarëve nga shpata, që i zbresin mbi gurët e gropës, si një kufomë e shkelur. Ti nuk do të bashkohesh me ta në varr, sepse ke shkatërruar vendin tënd dhe ke vrarë popullin tënd; pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më. Ti nuk do të bashkohesh me ta në varr, sepse ke shkatërruar vendin tënd dhe ke vrarë popullin tënd; pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden më. Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre, që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën dhe për të mbushur faqen e dheut me qytete. Përgatitni masakrën e bijve të tij për shkak të paudhësisë së etërve të tyre, që të mos ngrihen më për të zotëruar tokën dhe për të mbushur faqen e dheut me qytete.