Isaia 12:1-6
Isaia 12:1-6 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atë ditë do të thuash: «Të falënderoj, o ZOT, ty që ishe i zemëruar me mua, se zemërimi yt ndaj meje u qetësua e ti më ngushëllove. Ja, Perëndia është shpëtimi im, besoj e nuk kam frikë. Fuqia ime e forca ime është ZOTI, ZOTI është shpëtimi im. Me gëzim do të mbushni ujë prej burimeve të shpëtimit». Atë ditë do të thoni: «Falënderoni ZOTIN, thërrisni emrin e tij, shpallni ndër popuj veprat e tij, kumtoni madhështinë e emrit të tij! Këndojini ZOTIT, se ka bërë mrekulli, le ta marrë vesh toka mbarë! Ngazëlleni e dëfreni, o banorë të Sionit, se i madh është mes jush i shenjti i Izraelit».
Isaia 12:1-6 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atë ditë do të thuash: "Unë të kremtoj, o Zot. Edhe pse ishe i zemëruar me mua, zemërimi yt me mua u qetësua dhe më ka ngushëlluar. Ja, Perëndia është shpëtimi im; unë do të kem besim dhe nuk do të kem frikë, sepse Zoti, po, Zoti është forca ime dhe kantiku im, dhe ka qenë shpëtimi im". Ju do të merrni me gëzim ujin nga burimet e shpëtimit. Atë ditë do të thoni: "Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij midis popujve, shpallni që emri i tij është i lartësuar. Këndojini lavde Zotit, sepse ka bërë gjëra të madhërishme; kjo të dihet mbi gjithë tokën. Bërtit dhe ngazëllohu nga gëzimi, o banore e Sionit, sepse i madh është i Shenjti i Izraelit në mes tuaj".