Isaia 11:1-9
Isaia 11:1-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Një degë do të dalë prej trungut të Jeseut, një filiz do të mbijë nga rrënja e tij. Në të do të prehet shpirti i ZOTIT, shpirti i urtisë e i mençurisë, shpirti i këshillës e i fuqisë, shpirti i dijes e i drojës së ZOTIT. Kënaqësia e tij do të jetë droja e ZOTIT. Ai s'do të gjykojë sipas asaj që sheh me sy e s'do të vendosë sipas asaj që dëgjon me veshë. Skamnorët do t'i gjykojë me drejtësi e do të marrë vendime të drejta për të përulurit e tokës. Me thuprën e gojës së tij do ta godasë tokën, me frymën e buzëve të tij do ta vrasë të paudhin. Drejtësia do të jetë brezi i mesit të tij, besnikëria brezi që do të ngjeshë ijëve. Ujku do të banojë me qengjin, leopardi do të shtrihet bri kecit, viçi e këlyshi i luanit do të kullotin bashkë, fëmija i vogël do t'u prijë udhës. Lopa e arusha do të kullotin bashkë, këlyshët e tyre tok do të rrinë, luani kashtë do të hajë si kau. Foshnja do të luajë mbi vrimën e gjarprit, fëmija do ta fusë dorën në strofullin e nepërkës. Nuk do të dëmtohet kush e as do të vritet kush në mbarë malin tim të shenjtë, se toka do të mbushet me dijen e ZOTIT, siç mbulojnë ujërat detin.
Isaia 11:1-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij. Pastaj një degëz do të dalë nga trungu i Isaias dhe një filiz do të mbijë nga rrënjët e tij. Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit. Fryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e diturisë dhe e zgjuarsisë, fryma e këshillës dhe e fuqisë, fryma e njohurisë dhe e frikës të Zotit. I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen, I dashuri i tij do të qëndrojë në frikën nga Zoti, nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen, por do t'i gjykojë të varfrit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin. por do t'i gjykojë të varfrit me drejtësi dhe do të marrë vendime të drejta për njerëzit e përulur të vendit. Do ta godasë vendin me shufrën e gojës së tij dhe me frymën e buzëve të tij do ta bëjë të vdesë të pabesin. Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij. Drejtësia do të jetë brezi i ijëve të tij dhe besnikëria brezi i anëve të tij. Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë. Ujku do të banojë bashkë me qengjin dhe leopardi do të rrijë me kecin; viçi, luani i vogël dhe bagëtia e majmur do të rrinë bashkë dhe do të udhëhiqen nga një fëmijë. Lopa do të kullosë bashkë me arushën, të vegjlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau. Lopa do të kullosë bashkë me arushën, të vegjlit e tyre do të rrinë bashkë, dhe luani do të ushqehet me kashtë si kau. Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës. Foshnja e gjirit do të lozë mbi vrimën e gjarprit dhe fëmija e zvjerdhur do të vërë dorën e tij në çerdhen e nepërkës. Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin. Nuk do të bëhet asnjë e keqe, asnjë shkatërrim mbi tërë malin tim të shenjtë, sepse vendi do të mbushet me njohurinë e Zotit, ashtu si ujërat mbulojnë detin.