Osea 6:1-3
Osea 6:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Ejani të kthehemi te ZOTI, se ai na copëtoi, por edhe do të na shërojë, na goditi, por edhe do të na mjekojë. Pas dy ditëve do të na ngjallë, ditën e tretë do të na ngrejë, që para tij të jetojmë. Ta njohim e ta gjurmojmë ZOTIN, se ardhja e tij është e sigurt porsi agimi. Do të vijë te ne porsi shiu, porsi rrebeshi që tokën ujit.
Ndaje
Lexo Osea 6Osea 6:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ejani, të kthehemi tek Zoti, sepse ai na ka copëtuar, por do të na shërojë; na ka goditur, por do të na mbështjellë. Mbas dy ditësh do të na japë përsëri jetë, ditën e tretë do të na ringjallë dhe ne do të jetojmë në prani të tij. E njohim Zotin, të përpiqemi ta njohim më mirë; ardhja e tij është e sigurt si agimi. Ai do të na vijë si shiu, si shiu i fundit dhe i parë mbi tokë.
Ndaje
Lexo Osea 6