Hebrenjve 13:1-3
Hebrenjve 13:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Dashuria vëllazërore le të mbetet! Mikpritjen mos e harroni, sepse nëpërmjet saj, disa, pa e ditur, pritën engjëj në shtëpi. Kujtoni të burgosurit, si të ishit edhe ju të burgosur me ta. Kujtoni edhe ata që keqtrajtohen, sepse edhe ju jeni njerëz me trup si ata.
Ndaje
Lexo Hebrenjve 13