Hebrenjve 11:20-24
Hebrenjve 11:20-24 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Me anë të besimit, Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun për gjërat e ardhshme. Me anë të besimit, Jakobi, kur po vdiste, bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe adhuroi Perëndinë, duke u mbështetur te shkopi i tij. Me anë të besimit, Jozefi, duke vdekur, përmendi daljen e bijve të Izraelit nga Egjipti dhe i porositi për eshtrat e tij. Me anë të besimit, prindërit e Moisiut e fshehën atë për tre muaj pas lindjes, sepse e panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhri i mbretit. Me anë të besimit, Moisiu, kur u rrit, nuk pranoi të quhej bir i bijës së faraonit.
Hebrenjve 11:20-24 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Me anë të besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Esaun, për gjërat që do të ndodhnin. Me anë të besimit Jakobi, duke vdekur, bekoi secilin nga bijtë e Jozefit dhe adhuroi duke u mbështetur mbi majën e shkopit të tij. Me anë të besimit Jozefi, duke vdekur, përmendi eksodin e bijve të Izraelit dhe dha porosi për eshtrat e tij. Më anë të besimit Moisiu, si lindi, u fsheh nga prindërit e tij tre muaj, sepse ata panë se fëmija ishte i bukur dhe nuk u frikësuan nga urdhri i mbretit. Me anë të besimit Moisiu, si u bë i madh, nuk pranoi të thuhet i biri i së bijës së Faraonit