Habakuku 3:1-4
Habakuku 3:1-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Lutja vajtuese e profetit Habakuk. «O ZOT, dëgjova ç'thuhet për ty, bëmat e tua më tmerrojnë, o ZOT. Përtëriji ato në vitet tona, në vitet tona bëji të ditura. Kur të zemërohesh, mëshirën kujto. Perëndia vjen prej Temanit, i Shenjti prej malit Paran. selah Madhështia e tij mbulon qiejt, lavdia e tij mbush tokën. Porsi drita shkëlqen, rreze duart e tij lëshojnë e atje fshihet fuqia e tij.
Habakuku 3:1-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Lutja e profetit Habakuk mbi Shigionothin. "O Zot, unë dëgjova të folurën tënde dhe kam frikë; o Zot, bëj që të ringjallet vepra jote gjatë viteve, bëje të njohur gjatë viteve. Në zemërim e sipër, kujtoje mëshirën. Perëndia vinte nga Temani, i Shenjti nga mali Paran. Lavdia e tij mbulonte qiejt dhe toka ishte plot me lëvdimin e tij. Shkëlqimi i tij ishte si drita, rreze dilnin nga dora e tij dhe aty fshihej fuqia e tij.