Habakuku 2:2-5
Habakuku 2:2-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI më tha e m'u përgjigj: “Shkruaje vegimin, bëje të qartë në rrasa, që rrjedhshëm të lexohet. Vegimi ka kohën e vet, nxiton drejt përmbushjes e s'gënjen. Edhe në u vonoftë, prite, se vjen, vjen e nuk vonon. Ja, i padrejti në shpirt, do të meket, por i drejti do të jetojë prej besimit të vet”. Vërtet, pasuria është mashtruese, krenarin e bën të mos reshtë. Grykës është ai porsi skëterra, s'ngihet si mortja vetë. Për vete mbledh tërë kombet, grumbullon popujt krejt.
Habakuku 2:2-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Zoti m'u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt. Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. Ja, shpirti i është krenuar, nuk është i drejtë, por i drejti do të rrojë për shkak të besimit të tij. Përveç kësaj vera e tradhton njeriun krenar dhe kështu ai nuk rri në shtëpi. Ai, pra, e shton lakminë e tij si Sheoli dhe është si vdekja, sepse kurrë nuk është i kënaqur, por mbledh rreth vetes tërë kombet dhe tërë popujt.