Habakuku 2:1-3
Habakuku 2:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«Në vrojtore do të qëndroj, mbi kullë do të zë vend, që të shoh se ç'do të më thotë Perëndia, ç'përgjigje do t'i japë ankesës sime. ZOTI më tha e m'u përgjigj: “Shkruaje vegimin, bëje të qartë në rrasa, që rrjedhshëm të lexohet. Vegimi ka kohën e vet, nxiton drejt përmbushjes e s'gënjen. Edhe në u vonoftë, prite, se vjen, vjen e nuk vonon.
Habakuku 2:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Unë do të rri në vendrojën time, do të zë vend mbi kullë dhe do t'i hap sytë për të parë atë që do të më thotë dhe çfarë do të duhet t'i përgjigjem lidhur me ankesën e bërë. Pastaj Zoti m'u përgjigj dhe tha: "Shkruaje vegimin tënd dhe gdhende mbi rrasa, që të mund të lexohet shpejt. Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; në se vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë.