Habakuku 1:2-4
Habakuku 1:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
«O ZOT, për sa kohë do të të thërras e ti nuk do të dëgjosh? Për sa kohë do të klith: “Dhunë!” e ti nuk do të ndërhysh? Përse më bën të shoh padrejtësi, përse rri e vrojton prapësinë? Para kam shkatërrim e dhunë, dalin grindje e zënka. Ndaj dhe ligji zbehet, kurrë nuk del në pah e drejta. Ndaj shtrembërohet drejtësia dhe i mbrapshti të drejtin rrethon.
Habakuku 1:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Deri kur, o Zot, do të bërtas dhe ti nuk do të më dëgjosh? Unë këlthas: "Dhunë!", por ti nuk jep shpëtim. Përse më bën të shikoj paudhësinë dhe më bën të shoh çoroditjen? Përpara meje qëndron grabitja dhe dhuna, ka grindje dhe përçarja po shtohet. Prandaj ligji nuk ka forcë dhe drejtësia nuk ia del të fitojë, sepse i pabesi e mashtron të drejtin dhe drejtësia shtrembërohet.