Habakuku 1:12-13
Habakuku 1:12-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
O ZOT, ti që je prej fillimit, Perëndia im, i shenjti im i pavdekshëm. O ZOT, për të gjykuar e caktove, o Shkëmb, për të ndëshkuar e vendose. Sytë e tu janë tepër të pastër për ta parë ligësinë e prapësinë nuk e vrojtojnë dot. Përse i vrojton të pabesët, përse hesht kur i mbrapshti përpin të drejtin.
Ndaje
Lexo Habakuku 1Habakuku 1:12-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
A nuk je që nga fillimet, o Zot, Perëndia im, i shenjti im? Ne nuk do të vdesim, o Zot, sepse ti e ke caktuar për të bërë drejtësi dhe e ke caktuar, o Shkëmb, për të ndëshkuar. Ti i ke sytë tepër të pastër për të parë të keqen dhe nuk e shikon dot paudhësinë. Pse rri dhe shikon ata që veprojnë me hile, dhe hesht kur i ligu gllabëron atë që është më i drejtë se ai?
Ndaje
Lexo Habakuku 1