Zanafilla 8:20-22
Zanafilla 8:20-22 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj Noeu i ngriti një altar ZOTIT e mbi të i kushtoi një fli shkrumbimi nga çdo kafshë e shpend i pastër. ZOTI ndjeu erën e këndshme e tha në zemrën e vet: «Nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së tij janë të liga që në moshë të re. Dhe as nuk do t'i godas më gjallesat, siç bëra. Sa të jetë toka, të mbjellat e të korrat, i ftohti e i nxehti, vera e dimri, dita e nata, nuk do të marrin fund».
Zanafilla 8:20-22 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Noeu ndërtoi një altar për Zotin, mori nga çdo lloj kafshësh dhe zogjsh të pastër dhe ofroi fli mbi altarin. Dhe Zoti ndjeu një erë të këndshme dhe ai tha në zemër të vet: "Unë nuk do ta mallkoj më tokën për shkak të njeriut, sepse synimet e zemrës së njeriut janë të këqija qysh në fëmijërinë e tij; dhe nuk do të godas më çdo gjallesë, siç kam bërë. Derisa të jetë toka, nuk do të pushojnë kurrë së ekzistuari mbjellja dhe korrja, të ftohtit dhe të nxehtit, vera dhe dimri, dita dhe nata.