Zanafilla 6:5-9
Zanafilla 6:5-9 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI pa se ligësia e njeriut mbi tokë ishte e madhe dhe, tërë kohën, mendimet e zemrës së tij nuk synonin gjë tjetër veçse të keqen. ZOTIT i erdhi keq që kishte bërë njeriun mbi tokë dhe u pikëllua në zemër. ZOTI tha: «Do ta shuaj nga faqja e dheut njeriun që krijova, njeriun bashkë me bagëtitë, zvarranikët e shpendët e qiellit, se u pendova që i krijova». Por Noeu gjeti hir para ZOTIT. Kjo është historia e Noeut. Noeu ishte njeri i drejtë, i patëmetë ndër bashkëkohësit e tij dhe jetonte me Perëndinë.
Zanafilla 6:5-9 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe tani Zoti pa që ligësia e njerëzve ishte e madhe mbi tokë dhe që tërë synimet e mendimeve të zemrës së tyre nuk ishin gjë tjetër veçse e keqja në çdo kohë. Dhe Zoti u pendua që kishte krijuar njeriun mbi tokë dhe u brengos për këtë në zemër të vet. Kështu Zoti tha: "Unë do të shfaros nga faqja e dheut njeriun që kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshët, te rrëshqanorët, te zogjtë e qiellit, sepse pendohem që i kam krijuar". Por Noeu gjeti hir në sytë e Zotit. Kjo është prejardhja e Noeut. Noeu ishte një njeri i drejtë dhe i patëmetë midis bashkëkohësve të tij. Noeu eci me Perëndinë.