Zanafilla 50:22-26
Zanafilla 50:22-26 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jozefi bashkë me shtëpinë e të atit banoi në Egjipt. Ai jetoi njëqind e dhjetë vjet. I pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë dhe bijtë e Makirit, birit të Manaseut, lindën në prehrin e Jozefit. Atëherë Jozefi u tha vëllezërve: «Unë po vdes, por Perëndia me siguri do t'ju kujtojë e do t'ju nxjerrë nga kjo tokë për t'ju çuar në tokën për të cilën iu betua Abrahamit, Isakut e Jakobit». Pastaj Jozefi u kërkoi bijve të Izraelit të betohen e u tha: «Kur Perëndia t'ju kujtojë, m'i merrni me vete eshtrat prej këtij vendi». Jozefi vdiq njëqind e dhjetë vjeç. Trupin e tij e balsamosën dhe e vendosën në një sarkofag në Egjipt.
Zanafilla 50:22-26 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu Jozefi banoi në Egjipt, ai dhe shtëpia e të atit, dhe jetoi njëqind e dhjetë vjet. Jozefi pa bijtë e Efraimit deri në brezninë e tretë; edhe bijtë e Makirit, bir i Manasit, lindën mbi gjunjët e tij. Pastaj Jozefi u tha vëllezërve të tij: "Unë po vdes; por Perëndia do t'ju vizitojë me siguri dhe do t'ju çojë me siguri nga ky vend në vendin që i premtoi me betim Abrahamit, Isakut dhe Jakobit". Pastaj Jozefi i vuri të betohen bijtë e Izraelit, duke thënë: "Perëndia me siguri do t'ju vizitojë; atëherë ju do t'i hiqni kockat e mia që këtej". Pastaj Jozefi vdiq në moshën njëqind e dhjetë vjeç; e balsamosën dhe e futën në një arkivol në Egjipt.