Zanafilla 5:1-3
Zanafilla 5:1-3 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ky është libri i breznive të Adamit. Kur Perëndia krijoi njeriun, në përngjasimin e Perëndisë e krijoi. Mashkull e femër i krijoi, i bekoi dhe ditën kur i krijoi i quajti «njeri». Adami ishte njëqind e tridhjetë vjeç kur i lindi një djalë në përngjasimin e në shëmbëlltyrën e tij dhe e quajti Set.
Zanafilla 5:1-3 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ky është libri i prejardhjes së Adamit. Ditën që Perëndia krijoi njeriun e bëri të ngjashëm me Perëndinë. Ai i krijoi mashkull dhe femër, i bekoi dhe u dha emrin njeri, ditën që u krijuan. Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet dhe i lindi një djalë që i përngjiste, një lloj në shëmbëlltyrë të tij dhe e quajti Seth.