Zanafilla 41:46-49
Zanafilla 41:46-49 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Jozefi ishte tridhjetë vjeç kur doli para faraonit, mbretit të Egjiptit. Jozefi u largua nga faraoni dhe përshkoi tërë tokën e Egjiptit. Gjatë shtatë viteve të begatshme, toka prodhoi plot. Jozefi i mblodhi gjithë ushqimet gjatë shtatë viteve të begata që gëzoi Egjipti e i grumbulloi nëpër qytete. Në çdo qytet mblodhi ushqimet e fushave përreth. Ai mblodhi shumë grurë, aq shumë sa rëra e detit, saqë ndaloi së mbajturi llogari, se ishte e pamundur.
Zanafilla 41:46-49 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Tani Jozefi ishte tridhjetë vjeç kur u paraqit para Faraonit, mbretit të Egjiptit. Pastaj Jozefi u largua nga Faraoni dhe i ra anembanë Egjiptit. Gjatë shtatë viteve të bollëkut, toka prodhoi shumë; dhe Jozefi grumbulloi tërë ushqimet në vendin e Egjiptit gjatë atyre shtatë viteve dhe i vendosi nëpër qytetet; në çdo qytet vendosi ushqimet e territorit përreth. Kështu Jozefi grumbulloi grurë, si rëra e detit, aq shumë sa pushoi së mbajturi llogari sepse sasia e grurit ishte e pallogaritshme.