Zanafilla 41:39-44
Zanafilla 41:39-44 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Faraoni i tha Jozefit: «Meqë Perëndia t'i ka bërë të ditura të gjitha këto, nuk ka njeri më të zgjuar e të ditur se ty. Ti do të jesh përgjegjës për shtëpinë time e gjithë populli im do t'i bindet fjalës sate. Unë do të jem më i madh se ti vetëm sa i përket fronit». Faraoni i tha Jozefit: «Ja, të kam vënë në krye të gjithë tokës së Egjiptit». Pastaj hoqi unazën e ia vuri në gisht Jozefit. E veshi me rroba liri e i vuri në qafë një varëse të artë. E vuri në karrocë si të dytë dhe para tij thërrisnin: «Gjunjëzohuni!». Kështu, faraoni e vuri në krye të tokës së Egjiptit. Pastaj i tha: «Unë jam faraoni. Pa lejen tënde askush në tokën e Egjiptit nuk do të luajë as dorë e as këmbë».
Zanafilla 41:39-44 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë Faraoni i tha Jozefit: "Me qenë se Perëndia të bëri të dish të gjitha këto gjëra, nuk ka asnjeri të zgjuar dhe të ditur sa ti. Ti do të jesh mbi shtëpinë time dhe i tërë populli im do t'u bindet urdhrave të tua; vetëm për fronin unë do të jem më i madh se ti". Faraoni i tha Jozefit: "Shiko, unë të emëroj mbi gjithë shtetin e Egjiptit". Pastaj Faraoni hoqi unazën nga dora e vet dhe ia vuri në dorë Jozefit; e veshi me rroba krejt prej liri dhe i vari në qafë një gjerdan të artë. E hipi pastaj në karron e tij të dytë, dhe para tij thërrisnin: "Në gjunjë!". Kështu Faraoni e vendosi mbi tërë shtetin e Egjiptit. Veç kësaj Faraoni i tha Jozefit: "Faraoni jam unë, por pa ty asnjeri nuk ka për të ngritur dorën ose këmbën në tërë shtetin e Egjiptit".