Zanafilla 32:24-29
Zanafilla 32:24-29 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
I mori e i kaloi nga ana tjetër e lumit bashkë me gjithçka kishte. Kështu, Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë u përlesh me të deri në të gdhirë. Kur tjetri pa se nuk po e mundte dot Jakobin, i kapi kërdhokullën dhe, gjatë përleshjes, ia nxori vendit. Pastaj i tha: «Më lësho, se po zbardhet». Por Jakobi i tha: «Nuk të lëshoj derisa të më bekosh». Ai i tha: «Si quhesh?». Iu përgjigj: «Jakob». Atëherë i tha: «Nuk do të quhesh më Jakob, por Izrael, sepse luftove me Perëndinë e me njerëzit dhe fitove».
Zanafilla 32:24-29 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu Jakobi mbeti vetëm dhe një burrë luftoi me të deri në agim. Kur ky burrë e pa se nuk mund ta mundte, i preku zgavrën e ijës; dhe zgavra e ijës së Jakobit u përdrodh, ndërsa ai luftonte kundër tij. Dhe ai tha: "Lërmë të shkoj, se po lind agimi". Por Jakobi iu përgjigj: "Nuk do të të lë të shkosh, në rast se nuk më bekon më parë!". Tjetri i tha: "Cili është emri yt?". Ai u përgjigj: "Jakob". Atëherë ai i tha: "Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Izrael, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar". Jakobi i tha: "Të lutem, tregomë emrin tënd". Por ai iu përgjigj: "Pse e do emrin tim?".