Zanafilla 25:27-32
Zanafilla 25:27-32 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur ata u rritën, Esau u bë gjahtar i aftë, njeri i fushës, ndërsa Jakobi ishte i përkryer e rrinte nëpër tenda. Isaku donte Esaun, sepse i pëlqente gjahu, ndërsa Rebeka donte Jakobin. Një herë kur Jakobi po gatuante gjellë, Esau erdhi prej fushës i lodhur e i tha Jakobit: «Më lër ta përlaj këtë gjënë e kuqe, se jam i sfilitur». Prandaj dhe u quajt Edom. Jakobi tha: «Më shit më parë të drejtën e parëlindjes». Esau u përgjigj: «Unë po vdes, ç'më duhet kjo e drejtë?».
Zanafilla 25:27-32 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dy fëmijët u rritën dhe Esau u bë një gjahtar i sprovuar, një njeri fshatarak, ndërsa Jakobi ishte një njeri i qetë, që jetonte në çadra. Por Isaku e donte Esaun, sepse mishin e gjahut e pëlqente; Rebeka nga ana e saj donte Jakobin. Një herë që Jakobi gatoi për vete një supë, Esau erdhi nga fusha krejt i lodhur. Dhe Esau i tha Jakobit: "Të lutem, më lërë të ha pak nga kjo supë e kuqe, sepse jam i lodhur". Për këtë arsye e quajtën Edom. Por Jakobi iu përgjigj: "Më shit më parë parëbirninë tënde". Esau tha: "Ja unë jam duke vdekur, ç'dobi kam nga parëbirnia?".