Zanafilla 24:51-61
Zanafilla 24:51-61 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Ja ku e ke Rebekën, para teje. Merre e shko dhe, ashtu siç ka thënë ZOTI, le të bëhet gruaja e birit të tëtzot». Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre, u përkul përdhe e adhuroi ZOTIN. Ai nxori petka e stoli argjendi e ari dhe ia dha Rebekës. Edhe të vëllait e të ëmës u dha dhurata të çmueshme. Pastaj, ai dhe njerëzit që ishin me të, hëngrën, pinë e aty kaluan natën. Në mëngjes kur u ngritën u tha: «Më lejoni të kthehem te imzot». Por, i vëllai dhe e ëma i thanë: «Le të rrijë vajza së paku dhjetë ditë me ne e pastaj le të shkojë». Ai u përgjigj: «Mos më mbani, meqë ZOTI ma bëri mbarë. Më lejoni të shkoj tek imzot». Ata thanë: «Ta thërrasim vajzën e ta pyesim». E thirrën Rebekën e i thanë: «A do të shkosh me këtë njeri?». Ajo u përgjigj: «Po». Atëherë ata përcollën Rebekën, motrën e tyre, shërbëtoren e saj, bashkë me shërbëtorin e Abrahamit dhe njerëzit e tij. E bekuan Rebekën e i thanë: «Moj motra jonë, me qindra mijërash u shumofsh! E portat e armiqve pasardhësit e tu i pushtofshin». Rebeka e shërbëtorja e saj u ngritën, hipën në deve dhe e ndoqën atë njeri. Kështu, shërbëtori e mori me vete Rebekën e u nis.

Zanafilla 24:51-61 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Ja, Rebeka është këtu para teje, merre me vete, shko dhe ajo të bëhet gruaja e birit të zotërisë tënd, ashtu siç ka thënë Zoti". Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit. Shërbëtori nxori sende të argjendta dhe të arta si dhe rroba dhe ia dha Rebekës; dhe u dhuroi gjithashtu sende të vlefshme vëllait dhe nënës së Rebekës. Pastaj hëngrën e pinë ai dhe njerëzit që ishin bashkë me të; u ndalën vetëm atë natë. Kur u ngritën në mëngjes, shërbëtori tha: "Më lini të kthehem te zotëria im". Vëllai dhe nëna e Rebekës thanë: "Lëre që vajza të rrijë disa ditë me ne, të paktën dhjetë ditë; pastaj mund të ikë". Por ai iu përgjigj atyre: "Mos më mbani, sepse Zoti e ka bërë të mbarë udhëtimin tim; më lini të iki, që unë të kthehem te zotëria im". Atëherë ata i thanë: "Të thërresim vajzën dhe ta pyesim atë". Atëherë thirrën Rebekën dhe i thanë: "A do të shkosh me këtë njeri?". Ajo u përgjigj: "Po, do të shkoj". Kështu e lanë Rebekën, motrën e tyre, të shkojë dhe tajën e saj të shkojë me shërbëtorin dhe njerëzit e Abrahamit. Dhe e bekuan Rebekën dhe i thanë: "Motra jonë, ti u bëfsh nëna e mijëra mizëri njerëzish dhe pasardhësit e tu paçin në dorë portat e armiqve të tyre". Atëherë Rebeka dhe shërbyeset e saj u ngritën më këmbë, hipën mbi devetë dhe shkuan pas këtij njeriu. Kështu shërbëtori mori Rebekën dhe iku.