Zanafilla 17:1-8
Zanafilla 17:1-8 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Kur Abrami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç, ZOTI iu shfaq e i tha: «Unë jam Perëndia i gjithëpushtetshëm. Jeto me mua e ji i paqortueshëm. Unë do të lidh besëlidhjen time me ty e do të të shumoj pa masë». Abrami ra me fytyrë përdhe e Perëndia i tha: «Sa për mua, kjo është besëlidhja ime me ty: do të bëhesh atë i shumë kombeve. Nuk do të quhesh më Abram, por Abraham, sepse të kam bërë atë të shumë kombeve. Do të të shumoj pa masë. Prej teje do të nxjerr kombe e prej teje do të lindin mbretër. Do ta bëj besëlidhjen time me ty e me pasardhësit e tu brez pas brezi, një besëlidhje të përjetshme, për të qenë Perëndia yt dhe i pasardhësve të tu. Ty e pasardhësve të tu, do t'ju jap si pronë të përjetshme tokën në të cilën banon si i huaj dhe tërë tokën e Kanaanit. Unë do të jem Perëndia i tyre».
Zanafilla 17:1-8 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kur Abrami u bë nëntëdhjetë e nëntë vjeç, Zoti i doli përpara dhe i tha: "Unë jam Perëndia i plotfuqishëm; ec në praninë time dhe qëndro i ndershëm; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje dhe do të të shumoj fort". Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli, duke i thënë: "Sa për mua, ja unë po bëj një besëlidhje me ty; ti do të bëhesh babai i një shumice kombesh. Dhe nuk do të quhesh më Abram, por emri yt do të jetë Abraham, sepse unë të bëj babanë e një shumice kombesh. Do të të bëj shumë frytdhënës. Pastaj do të bëj prej teje kombe dhe prej teje kanë për të dalë mbretër. Dhe do të caktoj besëlidhjen time midis meje dhe teje, si dhe me pasardhësit e tu, nga një brez në një brez tjetër; kjo do të jetë një besëlidhje e përjetshme, me të cilën unë do të marr përsipër Dhe ty dhe pasardhësve të tu pas teje, do t'u jap vendin ku ti banon si një i huaj: tërë vendin e kanaanenjve, në pronësi përgjithnjë; dhe do jem Perëndia i tyre".