Zanafilla 16:2-4
Zanafilla 16:2-4 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ja, ZOTI më ka bërë beronjë. Fli me skllaven time e ndoshta prej saj do të kem fëmijë». Abrami ia dëgjoi fjalën Sarajës. Dhjetë vjet pasi Abrami banoi në tokën e Kanaanit, Saraja, gruaja e Abramit, mori Hagarën, skllaven e saj egjiptiane e ia dha për grua Abramit, burrit të saj. Ai fjeti me Hagarën e ajo mbeti shtatzënë. Kur pa se kishte mbetur shtatzënë, ajo filloi ta shpërfillte zonjën e saj.
Zanafilla 16:2-4 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbyesja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt. Kështu pra Saraj, gruaja e Abramit, mbasi ky i fundit kishte banuar dhjetë vjet në vendin e kanaanenjve, mori shërbyesen e saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha për grua burrit të saj Abramit. Dhe ai u fut tek Agari, që mbeti me barrë; por kur u bind se kishte mbetur me barrë, ajo e shikoi me përbuzje zonjën e saj.