Zanafilla 16:10-12
Zanafilla 16:10-12 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
E i tha: «Do t'i shumoj pasardhësit e tu aq shumë saqë nuk do të mund të numërohen». Engjëlli i ZOTIT i tha: «Ja, ti je shtatzënë, do të lindësh djalë e do ta quash Ishmael, se ZOTI e dëgjoi vuajtjen tënde. Ai do te jetë si gomar i egër mes njerëzve. Dora e tij do të jetë kundër të gjithëve e dora e të gjithëve kundër tij. E do të jetojë në kundërshti me vëllezërit e tij».
Zanafilla 16:10-12 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Engjëlli i Zotit shtoi: "Unë do t'i shumëzoj fort pasardhësit e tu aq sa të mos mund të llogariten për shkak të numrit të tyre të madh". Engjëlli i Zotit i tha akoma: "Ja, ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë dhe do ta quash Ismael, sepse Zoti mori parasysh hidhërimin tënd; ai do të jetë ndërmjet njerëzve si një gomar i egër; dora e tij do të jetë kundër të gjithëve dhe dora e të gjithëve kundër tij; dhe do të banojë në prani të të gjithë vëllezërve të tij".