Zanafilla 16:1-2
Zanafilla 16:1-2 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Saraja, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë fëmijë. Ajo kishte një skllave egjiptiane që quhej Hagarë. Atëherë Saraja i tha Abramit: «Ja, ZOTI më ka bërë beronjë. Fli me skllaven time e ndoshta prej saj do të kem fëmijë». Abrami ia dëgjoi fjalën Sarajës.
Ndaje
Lexo Zanafilla 16Zanafilla 16:1-2 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Por Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë. Ajo kishte një shërbyese egjiptase që quhej Agar. Kështu Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti më ka ndaluar të kem fëmijë; oh, futu te shërbyesja ime, ndofta mund të kem fëmijë prej saj". Dhe Abrami dëgjoi zërin e Sarajt.
Ndaje
Lexo Zanafilla 16