Zanafilla 13:14-17
Zanafilla 13:14-17 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pasi Loti u largua prej tij, ZOTI i tha Abramit: «Ngriji sytë dhe, nga vendi ku je, shiko drejt veriut e jugut, drejt lindjes e perëndimit, sepse të gjithë tokën që sheh, do të ta jap ty e pasardhësve të tu përgjithmonë. Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës. Nëse dikush do të mund ta numërojë pluhurin e tokës, edhe pasardhësit e tu do të numërohen. Ngrihu e bjeri tokës për së gjati e për së gjeri, sepse ty do të ta jap».
Zanafilla 13:14-17 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Dhe Zoti i tha Abramit, mbas ndarjes së Lotit prej tij: "Ço tani sytë e tu dhe shiko nga vendi ku je drejt veriut e jugut; drejt lindjes dhe perëndimit. Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, përgjithnjë. Dhe do t'i bëj pasardhësit e tu si pluhurin e tokës; prandaj në se dikush mund të llogarisë pluhurin e tokës, do të mund të llogarisë edhe pasardhësit e tu. Çohu në këmbë, bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty".