Zanafilla 1:9-13
Zanafilla 1:9-13 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Pastaj Perëndia tha: «Le të mblidhen ujërat nën qiell në një vend e le të shfaqet tera». Dhe kështu u bë. Perëndia e quajti terën tokë, ndërsa tërësinë e ujërave i quajti dete. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. Perëndia tha: «Le të prodhojë toka bimësi, bimë me farë, pemë frutore që japin fryte me farë, secila sipas llojit të vet, mbi tokë». Dhe kështu u bë. Toka prodhoi bimësi, bimë me farë sipas llojit të vet e pemë frutore me farë sipas llojit të vet. Dhe Perëndia pa se ishte mirë. U bë mbrëmje e u bë mëngjes; dita e tretë.
Zanafilla 1:9-13 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë. Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "dete". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë. Pastaj Perëndia tha: "Të mbijë toka gjelbërimin, barërat të nxjerrin farë dhe drurët frutorë të japin në tokë një frutë që të përmbajë farën e tij, secili sipas llojit të tij". Dhe kështu u bë. Dhe toka prodhoi gjelbërim, barëra që e bënin farën sipas llojit të tyre dhe drurë që mbanin fruta me farën e tyre brenda, secili sipas llojit të vet. Dhe Perëndia e pa se kjo ishte mirë. Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi; dita e tretë.