Galatasve 6:1-5
Galatasve 6:1-5 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Vëllezër, nëse ndokush kapet në faj, ju që keni Shpirtin e shenjtë ndreqeni atë me shpirtbutësi, por ruhuni se mos tundoheni edhe ju vetë. Mbajini barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. Sepse, nëse ndonjëri mendon se është dikush, duke mos qenë askush, ai mashtron veten. Secili të shqyrtojë veprat e veta e pastaj të krenohet vetëm me veten e jo me dikë tjetër. Sepse çdonjëri do të mbajë barrën e vet.
Galatasve 6:1-5 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti. Mbani barrët e njëri-tjetrit dhe kështu do të përmbushni ligjin e Krishtit. Sepse në qoftë se dikush mendon se është diçka, pa qenë asgjë, ai gënjen veten e vet. Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin. Sepse secili do të mbajë barrën e vet.