Galatasve 4:3-7
Galatasve 4:3-7 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Po ashtu edhe ne, kur ishim të mitur, kemi qenë skllevër të parimeve të botës. Por, kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai lindi nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit, për të shpenguar ata që ishin nën ligj e që ne të birësohemi. Duke qenë se jeni bij të tij, Perëndia dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet, që thërret: «Abba, o Atë!». Prandaj, ti nuk je më skllav, por bir. Nëse je bir, je edhe trashëgimtar përmes Perëndisë.
Galatasve 4:3-7 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Kështu edhe ne, sa ishim të mitur, ishim të robëruar nën elementet e botës, por, kur u mbush koha, Perëndia dërgoi Birin e tij, të lindur prej gruaje, të nënshtruar ligjit, që të shpengonte ata që ishin nën ligj, që ne të fitojmë birërinë. Dhe, duke qenë se jeni bij, Perëndia dërgoi Frymën e Birit të tij në zemrat tuaja që thërret: ''Abba, Atë!''. Prandaj ti nuk je më shërbëtor, por bir; dhe në qoftë se je bir, je edhe trashëgimtar i Perëndisë me anë të Krishtit.