Esdra 8:12-18
Esdra 8:12-18 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
nga bijtë e Azgadit, Johanani, biri i Hakatanit dhe njëqind e dhjetë meshkuj me të; nga bijtë e Adonikamit, që erdhën të fundit, emrat i kishin Elifelet, Jejel dhe Shemajah, bashkë me gjashtëdhjetë meshkuj; dhe nga bijtë e Bigvait, Utai dhe Zabudi, si edhe shtatëdhjetë meshkuj me të. Unë i mblodha këta pranë lumit që rrjedh drejt Ahavës e qëndruam aty tri ditë. Këqyra me kujdes popullin dhe gjeta priftërinj, por nuk gjeta asnjë levit. Atëherë thirra krerët Eliezer, Ariel, Shemajah, Elnatan, Jarib, Elnatan, Natan, Zakari dhe Meshulam, si edhe mësuesit Jojarib e Elnatan, dhe i urdhërova të shkonin tek Idoi, i pari i vendit të Kasifisë, e u thashë fjalët që duhej t'i thoshin Idoit dhe vëllezërve të tij, të cilët ishin shërbestarë të tempullit e jetonin në vendin e Kasifisë, që të dërgonin shërbestarë për tempullin e Perëndisë. Meqenëse dora mirëbërëse e Perëndisë sonë ishte me ne, na dërguan një njeri të mençur, Sherebiahun, një prej bijve të Mahliut, të birit të Levit, pasardhës të Izraelit, bashkë me bijtë dhe vëllezërit e tij, gjithsej tetëmbëdhjetë.

Esdra 8:12-18 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Nga bijtë e Azgadit, Johanani, bir i Hakatas, dhe bashkë me të njëqind e dhjetë meshkuj. Nga bijtë e Adonikamit, të fundit, emrat e të cilëve ishin: Elifelet, Jehiel dhe Shemajah, dhe bashkë me ta gjashtëdhjetë meshkuj. Nga bijtë e Bigvait, Uthai dhe Zabudi, dhe bashkë me ta shtatëdhjetë meshkuj. Unë i mblodha pranë lumit që rrjedh në drejtim të Ahavës, dhe fushuam aty tri ditë. Kur kalova në revistë popullin dhe priftërinjtë, nuk gjeta asnjë bir leviti. Atëherë dërgova të thërrasë Eliezerin, Arielin, Shemajahun, Elnathanin, Jaribin, Elnathanin, Nathanin, Zakarian dhe Meshulamin, që ishin të parë, si edhe Jojaribin dhe Elnathanin që ishin njerëz të urtë, dhe i urdhërova të shkonin tek Ido, kreu i lokalitetit të Kasifias, dhe u vura në gojë fjalët që duhet t'i thoshin Idos dhe vëllezërve të tij, nethinenjve në lokalitetin e Kasifias, që të na dërgonin njerëz që të kryenin shërbimin në shtëpinë e Perëndisë tonë. Me qenë se dora mirëbërëse e Perëndisë tonë ishte mbi ne, ata na dërguan Sherebiahun, një njeri me mend, nga bijtë e Mahlit, birit të Levit, bir i Izraelit, bashkë me bijtë e vëllezërit e tij, gjithsej tetëmbëdhjetë