Ezekieli 36:26-28
Ezekieli 36:26-28 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Do t'ju jap një zemër të re. Një shpirt të ri do të vë brenda jush. Do t'jua heq nga mishi zemrën e gurit dhe do t'ju jap një zemër mishi. Do ta vë shpirtin tim brenda jush e do t'ju bëj të ecni sipas rregullave të mia. Ju do t'i mbani e do t'i zbatoni vendimet e mia. Do të banoni në tokën që u dhashë etërve tuaj. Ju do të jeni populli im, ndërsa unë do të jem Perëndia juaj.
Ezekieli 36:26-28 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia. Do të banoni në vendin që u dhashë etërve tuaj; ju do të jeni populli im dhe unë do të jem Perëndia juaj.