Ezekieli 36:25-27
Ezekieli 36:25-27 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Do t'ju stërpik me ujë të pastër dhe do të pastroheni nga të gjitha papastërtitë. Edhe prej të gjithë idhujve do t'ju pastroj. Do t'ju jap një zemër të re. Një shpirt të ri do të vë brenda jush. Do t'jua heq nga mishi zemrën e gurit dhe do t'ju jap një zemër mishi. Do ta vë shpirtin tim brenda jush e do t'ju bëj të ecni sipas rregullave të mia. Ju do t'i mbani e do t'i zbatoni vendimet e mia.
Ezekieli 36:25-27 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Do të lëshoj pastaj ujë të pastër mbi ju dhe do të jeni të pastër; do t'ju pastroj nga të gjitha ndyrësitë tuaja dhe nga të gjithë idhujt tuaj. Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri dhe do t'ju jap zemër prej mishi. Do të vë brenda jush Shpirtin tim dhe do të bëj që ju të ecni sipas statuteve të mia, dhe ju do të respektoni dhe do të zbatoni në praktikë dekretet e mia.