Eksodi 40:34-38
Eksodi 40:34-38 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
Atëherë reja e mbuloi tendën e takimit dhe lavdia e ZOTIT mbushi tendën. Moisiu nuk hyri dot në tendën e takimit, sepse reja prehej mbi të dhe lavdia e ZOTIT kishte mbushur tendën. Gjatë gjithë shtegtimit të tyre, izraelitët niseshin për udhë sa herë që reja ngrihej nga tenda. Nëse reja nuk ngrihej, ata nuk niseshin deri kur vinte dita që ajo të ngrihej. Tërë shtëpia e Izraelit, gjatë gjithë shtegtimit të tyre, e shihte renë e ZOTIT mbi tendë gjatë ditës dhe zjarrin në të gjatë natës.
Eksodi 40:34-38 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Atëherë reja e mbuloi çadrën e mbledhjes dhe lavdia e Zotit e mbushi tabernakullin. Dhe Moisiu nuk mundi të hyjë në çadrën e mbledhjes, sepse reja e kishte mbuluar nga sipër dhe lavdia e Zotit mbushte tabernakullin. Në të tëra zhvendosjet e tyre, kur reja ngrihej mbi tabernakullin, bijtë e Izraelit niseshin; por në rast se reja nuk ngrihej, nuk niseshin deri ditën që ajo të ngrihej. Sepse reja e Zotit qëndronte mbi tabernakullin gjatë ditës, dhe natën mbi të qëndronte një zjarr, para syve të të gjithë shtëpisë së Izraelit, gjatë gjithë zhvendosjeve së tyre.?