Eksodi 4:21-23
Eksodi 4:21-23 Bibla Shqip "Së bashku" 2020 (me DK) (AL1)
ZOTI i tha Moisiut: «Kur të kthehesh në Egjipt bëji para faraonit të gjitha mrekullitë që të lashë në dorë t'i bësh. Por unë do t'ia ngurtësoj zemrën dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë. Pastaj do t'i thuash faraonit: “Kështu thotë ZOTI: Izraeli është biri im i parëlindur. Prandaj po të them: lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë. Nëse nuk e lë të shkojë, unë do të vras birin tënd të parëlindur”».
Eksodi 4:21-23 Bibla Shqip 1994 (ALBB)
Zoti i tha pastaj Moisiut: "Kur të jesh kthyer në Egjipt, do të kujdesesh të bësh para Faraonit tërë mrekullitë që të kam dhënë pushtet të kryesh; por unë do ta ngurtësoj zemrën e tij dhe ai nuk do ta lërë popullin të shkojë. Dhe ti do t'i thuash Faraonit: "Kështu thotë Zoti: Izraeli është biri im, i parëlinduri im". Prandaj unë të them: Lëre birin tim të shkojë, që të më shërbejë; por në qoftë se ti nuk e lë të shkojë, ja, unë do të vras birin tënd, të parëlindurin tënd".